E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Mjedisit bashkëpunim me OSBE për mbrojtjen e ambientit

Në kuadër të bashkëpunimit me OSBE, Ministri i Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Fatmir Mediu, pati sot një takim me zëvëndësambasadoren e OSBE-së Herman. Gjatë këtij takimi, Ministri Mediu, shprehu gatishmërinë e institucionit që ai drejton, për të vazhduar bashkëpunimin me OSBE-në. Një nga pikat e diskutimit ishte vijimësia e këtij bashkëpunimi dy palësh në fushën e pjesmarrjes së publikut në vlerësimin e ndikimin në mjedis, sensibilizimi i popullatës për ruajtjen e mjedisit dhe dhënia e vazhdueshme e informacionit në shpërndarje të drejtë gjeografike. OSBE ka qenë e pranishme në fushën e implementimit të konventës së Aarhusit “Konventa mbi të drejtën e Informimit, Pjesmarrjes së Publikut në vendimmarrje dhe të drejtës për t’ju drejtuar Gjykatës për Çështje mjedisore”. Gjatë takimit u diskutuan dhe memorandumet e bashkëpunimit mes dy palëve, të cilat kanë dhënë shtysë për ecurinë në fushën e informacionit mjedisor dhe kërkesat e konventës së Arhusit për mbrojtjen e mjedisit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›