Shaska shpërfill ministrinë, spranon studentët
Maturantët me mesataren poshtë notës gjashtë dhe që kanë fituar të drejtën e studimeve në Universitetin e Vlorës, nuk janë rregjistruar ende edhe pse Ministria e Arsimit prej disa ditësh ka dërguar një urdhër ku kërkohet pranimi i tyre. Sot ata janë paraqitur në Universitet për t’u regjistruar por sekretarët nuk i kanë pranuar. Për pasojë, kanë protestuar duke paralajmëruar se do të hyjnë në grevë urie së bashku me studentët e juridikut, nëse deri ditën e nesërme nuk rregjistrohen.
Studentët sorollaten prej javësh nëpër dyert e këtij Universiteti, pasi rektori Tanush Shaska nuk pranon të zbatojë urdhërin e Ministrisë për pranimin e tyre.
Studentët sorollaten prej javësh nëpër dyert e këtij Universiteti, pasi rektori Tanush Shaska nuk pranon të zbatojë urdhërin e Ministrisë për pranimin e tyre.