Mbyllet kampionati, feston Dinamo, bie Apolonia
TIRANE- Pas 8 humbjeve radhazi, Dinamo e ka mbyllur me një fitore sezonin 2009-2010, ku ajo u shpall kampione e padiskutueshme. Blutë triumfuan 4-3 ndaj Besës, në një ndeshje ku lojtarët menduan më shumë për spektaklin dhe golat sesa për rezultatin. Në fund, bluve iu dorëzua edhe titulli i 18-të kampion nga presidenti i FSHF-së Armand Duka, në festën e organizuar në mënyrën më të mirë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Ndeshja nisi me spektaklin e krijuar në fushë nga këngëtarja Ingrid Gjoni, e përzgjedhur për t’i dhënë startin atmosferës në stadium. Në fund, festa ishte gjitha e dinamovitëve, me fishekzjarre dhe një klimë elektrizuese, për një titull që u fitua 9 javë para kohe.
Por, Superliga ka dhënë verdiktet e saj të fundit, teksa Apolonia ka rënë direkt nga kategoria dhe Skënderbeu e Kastrioti do të shkojnë në plejaut. Fierakët janë mundur 3-0 në Ersekë nga Gramozi, në një ndeshje ku ata duhet të fitonin patjetër për të shpresuar në ndonjë hap fals të krutanëve përballë Laçit. Megjithatë, skuadra e Hasan Likës është mundur pastër. Ndërkohë, Teuta ka arritur të mbijetojë, duke fituar 2-0 në Shkodër përballë një Vllaznie të “çarmatosur” dhe që për asnjë moment nuk u mundua të tregojë futboll të vërtetë. Në Korçë, Skënderbeu dhe Tirana e mbyllën takimin në 2-2, një pikë e cila i lejon vendasit të shkojnë në plejaut, madje duke shmangur Lushnjën e frikshme. Ndërsa Kastrioti ka fituar përballë Laçit 1-0 dhe në plejaut do të gjejë Lushnjën, në një ndeshje që mendohet të mos jetë aspak e lehtë për krutanët. Në takimin tjetër, Flamurtari fitoi 3-2 me Shkumbinin, duke kaluar edhe Vllazninë në renditje dhe duke zënë vendin e pestë. Sa i përket plejautit, ndeshja Skënderbeu-Kamza do të luhet më 26 maj, ndërsa Kastrioti-Lushnja një ditë më pas.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)