Greqia përjashton mundësinë e daljes nga zona euro
"Spekulimet për një dalje nga zona euro janë absurde. Përjashtoj kategorikisht që Greqia të lërë zonën euro'', deklaroi ministri grek i Financave, Jorgos Papaconstantinu, për të përditshmen gjermane ''Die Welt''.
Ai u shpreh optimist për mundësitë e Greqisë për rregullimin e financave publike dhe ritheksoi se Athina mund t'ia dilte dhe e vetme.
"Ne do të rregullojmë vetë problemet tona buxhetore. Ne nuk i kemi kërkuar mbështetje financiare askujt dhe nuk presim asnjë ndihmë nga jashtë'', theksoi ministri.