E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfindustria rendit arsyet pse duhet kryer një amnisti e thellë fiskale

Tiranë, 24 Janar NOA - Konfindustria i kërkon
Qeverisë Shqiptare, që në një kohë sa më të shpejtë, të vlerësoj me
përgjegjshmëri kryerjen e një amnistie të thellë fiskale në vend, që duhet të
preki pa përjashtim kapitalin, asetet dhe të ardhurat e bizneseve dhe gjithë
qytetarëve shqiptare.

Për Konfindustrinë, është krejtësisht e
papranueshme, që në një hapësire kohore 20 vjeçare të ndryshimeve të thella
ekonomike, fiskale dhe institucionale, Shqipëria të mbetet i vetmi vend në
Europë përfshi këtu edhe vendet e BE, që nuk ka kryer asnjë amnisti fiskale të
vërtetë.

Konfindustria i kërkon Qeverisë Shqiptare, që
në një kohë sa më të shpejtë, të vlerësoj me përgjegjshmëri kryerjen e një
amnistie të thellë fiskale në vend, që duhet të preki pa përjashtim kapitalin,
asetet dhe të ardhurat e bizneseve dhe gjithë qytetarëve shqiptare. Gjendja e vështirë
ekonomike e vendit, i përfshirë ndjeshëm nga pasojat e krizës globale
financiare dhe ekonomike, e bëjnë domosdoshmëri kryerjen sa më të shpejtë dhe
të gjerë të amnistisë fiskale.

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i
Konfindustria, tha sot në një dalje për mediat se vonesat kohore të kryerjes së
amnistisë fiskale në Shqipëri kanë patur ndikim të drejtpërdrejtë në shtimin e dukurisë
thellësisht shqetësuese të largimit të parave shqiptare në sasi jashtëzakonisht
të mëdha jashtë vendit.

Buxhuku theksoi se këto vonesa po ashtu, kanë
sjellë frenimin e nismave investuese nga biznesi dhe qytetarët në ekonomi dhe tërheqjen
e kursimeve të emigracionit të shumtë shqiptar nga bankat e huaja.

Konfindustria vlerëson se ka 2 arsye të tjera madhore,
që e bëjnë jashtëzakonisht të rëndësishme kryerjen e një amnistie fiskale të
thellë dhe të shpejtë në vend:

Së pari, pothuaj të gjithë vendet e BE dhe vendet
e tjera të Europës kanë kryer ose janë në vazhdim të zbatimit të amnistisë
fiskale.

Si rrjedhim çdo vonesë e Shqipërisë krijon
rrezikun e shtimit të daljes së parave shqiptare jashtë vendit për të kaluar në
sistemet bankare të vendeve të tjera, duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në
sistemin tonë fiskal dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Së dyti, kryerja e amnistisë sa më të shpejtë
dhe gjithëpërfshirëse fiskale bëhet 
domosdoshmëri në kushtet e hyrjes në fuqi të Ligjit Antimafia, që në
rast të kundërt rrezikon seriozisht pasurinë dhe kapitalet e një shumice dërrmuese
të biznesit dhe qytetarëve, me pasoja pothuaj shkatërruese mbi ekonominë
shqiptare.      

Është krejtësisht e papranueshme, që në një
hapësire kohore 20 vjeçare të ndryshimeve të thella ekonomike, fiskale dhe
institucionale, Shqipëria të mbetet i vetmi vend në Europë përfshi këtu edhe
vendet e BE, që nuk ka kryer asnjë amnisti fiskale të vërtetë.

Buxhuku ilustroi në fund të deklaratës së tij,
se vetëm me amnistinë fiskale në fund të vitit 2009 Italia përfitoi afër 100
miliardë euro të hyra në sistem ndërkohë, që sikundër vendet e zhvilluara të
BE, në mënyrë të rregullt në çdo 2-3 vjet ky vend kryen amnisti fiskale.

Ndërkohë, deri në vende të tilla si vendi më
i varfër në Europë, Moldavia po kryen me përfitime të mëdha financiare amnisti
të thella fiskale, - paralajmëroi Buxhuku.

e.r/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›