E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia përkujtoi protestën e 1973, përleshje me policinë në Athinë

 

Greqia përkujtoi dje revoltën e studentëve kundër kolonisë greke në Selanik në vitin 1973, ndërsa në Athinë u zhvillua një marsh nga Politekniku deri tek Ambasada amerikane. Përvjetori i ngjarjes është pritur më ankth nga autoritetet, pasi vendi ka përjetuar një valë të fortë protestash muajt e fundit. E në fakt në bulevardin “Aleksandros” të kryeqytetit grek pati përleshje mes anarkistëve që ishin ndërfutur mes të rinjve dhe forcave të policisë. Autoritetet greke kanë ndaluar më shumë se 100 persona duke i shoqëruar në rajonet e policisë. Marshi në Athinë nisi për të kujtuar kryengritjen e 36 viteve më parë, e cila u shtyp nga Kolonia. Protesta e përvitshme, e cila nis nga Politekniku i kryeqytetit drejt godinës së Ambasadës amerikane, gjithnjë përfundon me dhunë me forcat e policisë. Mijëra policë janë vendosur në kryeqytet, rreth 6 mijë forca. Demonstrata konsiderohet si një test themelor i sigurisë publike për qeverinë e re të socialistëve. Ndërsa në Selanik, grupe të rinjsh, pjesa më e madhe studentë, me ose pa kapuçë në kokë, kanë sulmuar me gurë një grup tjetër studentësh, me bindje të kundërta politike, të cilët ndodheshin në Politeknik. Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e irrituara, ku ka pasur edhe disa të lënduar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›