E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina censuroi fjalimin e Obamës mbi lirinë e shtypit

 

Presidenti amerikan Barak Obama u ka bërë thirrje autoriteteve kineze, që të respektojnë lirinë e shtypit, por pjesa e fjalimit të tij mbi këtë temë është censuruar nga televizioni shtetëror kinez dhe nga adresat e tjera të agjencive informatike. Vetëm një bloger kinez ka postuar fjalimin e Obamës në kohë reale, por edhe aty fjalimi është fshirë pas 27 minutash. Vetëm një televizion rajonal kinez ka mundur të transmetojë fjalët e Obamës mbi lirinë e shtypit. Obama i ka sugjeruar autoriteteve kineze që të rinisin dialogun me Dalai Lamën. Gjatë takimit bilateral në Pekin, presidenti amerikan i ka dhënë homologut të tij kinez, Hu Xhintao mbështetjen e Shteteve të Bashkuara se Tibeti është pjesë integrale e Republikës Popullore kineze, por ka shtuar se Shtetet e Bashkuara janë në favor të një dialogu. “Të drejtat e njeriut janë vlera universale që i prekin të gjithë, përfshirë edhe minorancat e etnike e fetare”, tha Obama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›