E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Triumfi" mbi vizat false, gjykata liron kater nga te ndaluarit

TIRANE - Operacion "Triumfi", lirohen 4 prej te arrestuarve e akuzuar per veprat penale te "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit". Gjykatesi i gatshem Artan Broci ka caktuar dje masen e sigurise "detyrim paraqitje" per te ndaluarit Ferdinand Caci, Ramiz Shahini, Gurali Bardhi dhe Fatmir Tato. Para gjykates kater te ndaluarit kane paraqitur edhe versionet e tyre. Sipas burimeve ata kane mohuar te kene marre pjese ne kete rrjet trafiku. Gjykatesi i gatshem eshte dashur te ballafaqoje dje, Fatmir Taton dhe te arrestuarin Dashamir Halalij. Ballafaqimi eshte bere pa pranine e avokateve mbrojtes. Mesohet se Tato ka sqaruar se, kishte qendruar disa here ne hotelin e tij ne qytetin e Ersekes, por jo se kishte njohje me te. Nga ana tjeter Bardhi i ka kerkuar gjykatesit, lirimin e tij kundrejt garancise pasurore 5 mije euro. Po ashtu gjykata caktoi dje masat e sigurise "arrest me burg" per 11 te pandehurit e tjere. Ata jane: Luan Klosi, Ilir Balliu, Dashamir Halilaj, Korab Lama, Myftar Prengezaj, Ardian Berisha, Perparim Lama, Fatmir Vukaj, Thanas Todhri, Astrit Hasa dhe Alfred Cikani. Ndaj te pandehurve Prokuroria e Tiranes, ka si prova te saj filmime, fotografi, pergjime telefonike. Mesohet se pervec linjes se trafikut nga pikat kufitare, dyshohet se eshte ndjekur edhe nje linje kalimi drejt Greqise nepermjet Maqedonise. Te pandehurit akuzohen per veprat penale te "falsifikimit" dhe te "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit".

R. Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›