E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani-Francë festojnë 50 vjetorin e miqësisë së tyre

Nën rrezet e një dielli që ndriçon mes reve, kancelarja gjermane dhe presidenti francez u përshëndetën duke shkëmbyer buzëqeshje dhe duke biseduar, para një prej kështjellave më të mëdha të Gjermanisë.

Ata do t'i drejtohen menjëherë elitës politike, të rinjve dhe qytetarëve të Ludëigsburgut të mbledhur për një festë popullore franko-gjermane, në oborrin e pallatit, në të njëjtin vend ku gjenerali Sharl de Gol mbajti fjalimin historik me të rinjtë gjermanë 50 vjet më parë.

Ludëigsburgu ishte qyteti i parë gjerman që vendosi një binjakëzim me një qytet francez pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1950.

Çifti, që cilësohet si “motori i Evropës” do të zhvillojnë menjëherë një drekë pune dhe duke marrë parasysh rëndësinë e çështjeve aktuale, një konferencë shtypi do t'i shtohet kësaj ceremonie./Start/

                                                                                             2012-09-22 15:41
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›