Greqia sjell edhe 29 zjarrëfikës në zonat e përmbytura
Ambasada greke në Tiranë, njoftoi sot se një grup prej 29 zjarrëfikësish do të vijë në Shqipëri për të ndihmuar në shpërndarjen e ndihmave në zonat problemtaike. Grupi do të vijë me katër makina speciale, në të cilat do të transportohen edhe mjete speciale. Përveç forcave, shteti helen do të ndihmojë edhe me ushqime banorët e përmbytur.