Buzek: Mbështetje Shqipërisë për liberalizimin e vizave
“Parlamenti Evropian vlerëson qeverinë për atë që po bën me situatën e përmbytjeve në Shqipëri Shprehim gjithë mbështetjen tonë në të gjitha termat për situatën”, tha Buzek .Kreu i Parlamentit Evropian vlerësoi zgjedhjet e fundit në Shqipëri. Ai tha se bojkoti i opozitës, “është i keq, shumë i keq”. Lidhur me liberalizimin e vizave Buzek shprehu angazhimin e Parlamentit Evropian, si istitucion që ka një peshë kryesore në këtë çështje. Ai tha se Parlamenti Evropian mbështet Shqipërinë për heqjen e vizave pas gjashtë muajsh, duke shtuar se Shqipëria ka bërë shumë progres drejt BE-së. Ai vlerësoi shumë rolin e Shqipërisë në rajon dhe shprehu bindjen se Shqipëria do të jetë një histori suksesi në Ballkan dhe Evropë. Kryetarja e Kuvendit falenderoi zotin Buzek për mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe e ftoi për një vizitë në Shqipëri dhe për t’iu adresuar Parlamentit Shqiptar.