Turqia ofron ndihmë për zonat e përmbytura
Fondi i Emergjencave pranë Kryeministrisë së Republikës së Turqisë, ka vendosur që për të dëmtuarit nga përmbytjet të dërgojë nesër në Tiranë një avion të posaçëm me medikamente, pajisje mjekësore, ushqime, bashkë me 5 mjekë dhe 5 punonjës të shëndetësisë.Njoftimi është dhënë sot nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë, ku shtohet se edhe shoqëritë turke që veprojnë në Shqipëri parashikojnë që në mënyrë të koordinuar të japin ndihma për popullin shqiptar.