E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia stimulon turizmin duke hequr taksat e avionëve

Athinë - Greqia do të heqë për 6 muaj taksat për uljen dhe parkimin e avionëve në aeroportet e provincave dhe ishujve të saj për t’i bërë ballë efekteve negative të krizës dhe për të stimuluar turizmin.

"Heqja e taksave do të riforcojë lëvizjet turistike në një konjukturë të vështirë, dhe do të lejojë rritjen e numrit të turistëve", deklaron ministri i Turizmit, Evrypides Stylianides.

Gjtithashtu ministria greke e turizmit kërkon nga agjencitë e udhëtimit të ulin çmimet për klientët e tyre.

"Kjo masë do t'i kushtojë shtetit grek tetë milionë euro dhe do të vihet në zbatim në prill të vitit 2009", deklaron ministri grek. Greqia është shumë e frikësuar nga ulja e turizmit këtë vit si pasojë e krizës ekonimike që ka përfshirë gjithë globin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›