E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, verejtje per minoritetet

Komisioneri i Keshillit te Europes per te Drejtat e Njeriut, Thomas Hammarberg ka deklaruar dje se Greqia duhet te rrise dhe te riforcoje perpjekjet per mbrojtjen e te drejtave te minoriteteve.

Hammarberg, i cili zhvilloi nje vizite ne Athine ne muajin dhjetor te vitit te kaluar shprehu shqetesimin e tij per aplikimin e ligjit islamik “sharia” nga myftijte te ngarkuar nga shteti grek per ceshtjet familjare dhe trashegimine e qytetareve greke myslimane te Thrakes.

"Keto praktika bien ne kundershtim me te Drejtat europiane dhe nderkombetare  te Njeriut, dhe eshte e nevojshme te riformohen", tha ai.

Komisioneri shprehu shqetesim per refuzimin nga autoritetet greke te njohjes se minoriteteve pervec minoritetit mysliman te Thrakes ne verilindje te Greqise.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›