Facebook,ndryshon politikat e vjetra për sigurinë e informacionit
Rrjeti i famshëm social-kulturor facebook, i cili ka me miliona shfrytëzues do të ndryshojë politikat e vjetra mbi sigurinë e informacioneve për përdoruesit. Uebsajti i famshëm iu ka dërguar një mesazh të shkurtër përdoruesve në faqet e tyre respektive, ku i lajmëronte për ndryshimet e reja. "Rregullat e Përdorimit" janë një pjesë e ligjshme në fund të shumicës së faqeve të internetit, që jep detaje për atë që mund të bëjnë përdoruesit me informacionet e tyre. Faqja shumë popullore e facebook-ut është përfshirë në një betejë, pas zbulimit gjatë këtij muaji se përdorte të dhënat, fotot dhe të gjitha informacionet e tjera të përdoruesve, edhe nëse ata e mbyllnin llogarinë e tyre. Sajti popullor iu lejon përdoruesve të krijojnë një profil personal, ku mund të lidhen me njëri-tjetrin, të shkarkojnë foto, etj. Ky uebsajt numëron më shumë se 150 milionë përdorues aktivë. Anëtarët e facebook-ut reaguan ashpër ndaj këtij sajti gjatë fundjavës së kaluar, pasi njëri përdorues doli në mbrojtje të tij.