E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia zhgënjen ´minoritarët´, heq mijëra pensione

Këtë e bëri me dije në Athinë Enti i Siguracioneve të Bujqësisë (OGA), i cili ka hequr plotë 3500 pensione, pas kërkesës për dokumentet e nevojshme nga ana e pensionmarrësve.

Ministri bën me dije se në kuadër zbatimit të mënyrës së re të pagesës së pensioneve nëpërmjet llogarive bankare, u krye regjistrimi dhe verifikimi i gjithë pensionistëve që përfitojnë pension nga OGA (me vlerë 360 euro) dhe kanë lindur në Shqipëri.

"Në kuadër të verifikimit u kërkuan për këtë kategori pensionistësh dokumente të reja, siç është letërnjoftimi i ri shqiptar dhe pasaporta biometrike, si dhe certifikata lindjeje dhe e gjendjes familjare", ka bërë me dije ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Jorgos Kutrumanis.

Lista e shqiptarëve që marrin pension në Greqi është e gjatë prej rreth 17 mijë personash, por për 3500 prej tyre është ndërpresë pensioni, pasi nuk kanë mundur të dorëzojnë dokumentet ligjore të kërkuara nga ligji i ri. Reagimi nga ministri i Punës greke, erdhi pas kërkesës së një deputeti të Partisë Laos, që shprehu shqetësimin e tij mbi marrjen në mënyrë të paligjshme pensioneve nga shtetas shqiptarë. /Start/

                                                                                             2011-10-26 14:38
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›