Papa ka injoruar abuzimet
Në vitin 1990, Papa Benedicti XVI, kardinali i atëhershëm, Josef Ratzinger, nuk ia hoqi të drejtën e ushtrimit të profesionit një prifti amerikan, i cili kishte ngacmuar seksualisht qindra djem të shurdhër, pavarësisht se kishte marrë letra nga një numër peshkopësh amerikanë që e kishin lutur të merrte masa.
Sipas gazetës “New York Times”, sapo janë zbuluar disa korrespondenca të brendshme mes peshkopëve në Wiskonsin, drejtuar kardinalit Ratzinger, në të cilat ata paralajmëronin kardinalin dhe zyrtarë të tjerë të lartë të kishës që nëse nuk do të merreshin masa, kisha do të vihej në një pozitë shumë të vështirë.
Këto zbulime janë bërë në kuadrin e një procesi gjyqësor në një çështje të ngritur kundër dioqezës në Milwaukee, në të cilën ndodhej edhe at Laurence Murfy, që punonte në shkollën e Shën Johnit për fëmijët e shurdhër.
Ai e nisi punën në këtë shkollë në pozicionin e mësuesit dhe më pas u bë edhe drejtor i saj.
Sipas akuzës, ai ka ngacmuar seksualisht rreth 200 nxënës, të cilët i ngacmonte ndërsa ishin në fjetore, në ekskursionet e klasës, apo edhe kur i merrte në shtëpinë e së ëmës në fshat.