E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, radikalistet: genocidi Armen jo i njëjtë me Srebrenicën

BEOGRAD- Ultranacionalistët e partisë radikale serbe (Srs) kanë prezantuar dje në parlament një projekt rezolutë e cila dënon genocidin armen nga ana e turqve mes 1915- 1923. Një nga drejtuesit e partisë Zoran Krasic ka thënë për gazetarët se ajo cfarë është bërë ndaj armenëve është padyshim një genocid, në ndryshim me atë cfarë ka ndodhur në Srebrenicë në qershor të 1995.

Nën presionin e ndërkombëtarëve, kë thënë Krasic, disa forca politike po përpiqen të fusin në votim në parlamentin serb të një rezolute mbi Srebrenicën e cila përfshin termin “genocid” edhe pse ajo cfarë ndodhi në Srebrenicë nuk mund të krahasohet me atë që pësuan armenët apo një milionë e më shumë ruandezë. Partitë konservatore serbe, dhe nacionalistët serbë janë kundër përkufizimit “genocidit” mbi atë cka ndodhi në Srebrenicë, kur në qershor të 1995 8 mijë myslimanë u masakruan nga serbi boshnjakët.

Dje në parlamentin e Beogradit është shpërndarë një projekt rezolutë e cila dënon masakrën e Srebrenicës. Pr/Rezoluta do të hidhet në votim në ditët në vazhdim. Për të arritur që kjo pr/ rezolutë të miratohet, në të flitet për “krime” dhe jo për "genocid”. Nacionalistët duhen gjithashtu që në të njëjtën mënyrë të dënohen dhe krimet e kryera kundër serbëve gjatë luftës në Ballkan në vitet 1990.

I nazionalisti vogliono inoltre che allo stesso modo vengano condannati i crimnini commessi contro i serbi nelle guerre dei Balcani degli anni novanta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›