E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes kamarierja e qëlluar me armë për një shishe birrë

Ka ndërruar jetë kamarjerja e qëlluar me pistoletë disa ditë më parë në lokalin ku punonte. Agnesa Thomai me banim në lagjen “5 Maji” të qytetit të Elbasanit, u qëllua me një plumb në pjesën e qafës nga dy persona që dyshohet se u grindën me të për një shishe birrë. Sipas hetimeve paraprake dyshohet që i riu ka qenë nën avujt e alkoolit dhe është konfliktuar me kamarieren përse ajo po i vononte birrën. Vajza ka marrë një plumb në qafë dhe mjekët konfirmojnë se ajo mund të shpëtojë nëse plumbi nuk i ka prekur kockën e qafës. Por ndërkohë Thomai nuk ka njohur përmirësim dhe mjekët thanë se, nëse do të zgjohej nga koma, do të mbetej e paralizuar. E reja ndërroi jetë paraditen e djeshme në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit. Ndërkohë, autori i këtij krimi mbetet ende në kërkim nga policia. F.S.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›