E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS ti japë fund bojkotit

PPE

Grupi i Partive Popullore në Parlamentin Europian i bëri thirrje Partisë Socialiste t’i japë fund bojkotit dhe të vazhdonte dialogun me mazhororancën brenda Parlamentit. Ky qëndrim u theksua dje nga kryetari i grupit të PPE-ve në Parlamentin Europian, Joseph Daul. Sipas tij, socialistët duhet t’i japin fund njëherë e mirë bojkotit parlamentar. “Shqipëria është një vend që pret hapa të mëdhenj për t’u afruar drejt Bashkimit Europian. Bojkoti parlamentar po e dëmton imazhin e Shqipërisë përballë Bashkimit Europian, veçanërisht në një moment kur po diskutohet çështja e liberalizimit të vizave”, deklaroi kryetari i grupit të PPE-ve, në PE. Sipas tij, Parlamenti është vendi ku bëhet dialogu dhe zgjidhen problemet dhe jashtë tij nuk mund të kontribuohet për demokracinë e një vendi. Po kështu, Daul theksoi se bojkoti parlamentar po e dëmton imazhin e Shqipërisë përballë Bashkimit Europian, veçanërisht në një moment kur po diskutohet çështja e liberalizimit të vizave.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›