Rruga "Irfan Tomini',hapet sërish, probleme me kanalizimet
Kjo rrugë është rindëruar rreth dy vjet më parë. Në dukje edhe pse ky aks nuk ka pasur ansjë të metë, autoritetet vendore kanë ndërmarrë përsëri një project për rehabilitimin e saj. Këtë herë ndërhyrjet janë përqendruar në rrjetin e kanalizimeve, ndonëse për këtë fakt është ccarë asfalti i ri. Në të vërtetë rruga "Irfan Tomini" prej vitesh mbart një problem të madh me kalimin e ujërave, ku për shkak të investimeve të cunguara e të shpejta, asnjëherë nuk është ndërhyrë deri në riparimin e rrjetit, por janë mbuluar ngropat me ngutin për të prerë shiritin përpara fushatës së zgjedhjeve.
Aksi që lidh unazën me një pjesë të "Selitës" dhe "Tiranës së Re", është një nga më të ngarkuarit me lëvizje. Për këtë fakt, edhe punimet e kësaj here kanë vështirësuar qarkullimin në të gjithë këtë zonë me dendësi të madhe banorësh, telashe që tashmë të gjithë po mësohen t'i kenë pranë sa herë afrojnë fushatat zgjedhore.