E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greuther Furthi i Mavrajt, në Bundesligë

Greuther Furthi, ku aktivizohet futbollisti kosovar Mërgim Mavraj, sezonin e ardhshëm do të luajë në Bundesligë, për herë të parë që nga formimi i këtij formati në vitin 1963.

Humbja e Fortuna Dusseldorfit nga Dynamo Dresden me rezultat 2:1 të hënën mbrëma ia siguroi Furthit pozitën e parë, që e çon në elitën e futbollit gjerman në sezonin 2012/13.

Kur kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund të sezonit, Greuther Furthi gjendet 9 pikë përpara Paderbornit, i cili zë pozitën e tretë, vendi i fundit që çon në Bundesligë.

Furthi ka gol-dallim më të mirë dhe diferencë prej +31 golash. “Ëndrra u bë realitet. Ne jemi jashtëzakonisht krenarë që e bëmë këtë arritje”, ka thënë drejtori sportiv i Greuther Furthit, Rachid Azzouzi.

Për mbrojtësin Mavraj kjo nuk do të jetë hera e parë që luan në Bundesligë. Ai e kishte shijuar elitën e futbollit gjerman edhe me Bochumin, para se të transferohej në Greuther Furth, ku u ringjall si lojtar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›