E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padia e Dulakut kundër Berishës, gjyqtarët me konflikt interesi

Gjykatë e Lartë

Në procesin e biznesmenit Artan Dulaku, i cili ka paditur Kryeministrin e vendit për shpifje, Gjykata e Lartë ka marrë në shqyrtim kërkesën e avokatëve të biznesmenit për dorëheqjen e gjyqtares Mirela Fana. Sipas avokatit të Artan Dulakut, familjarë të gjyqtares Fana, pra bashkëshorti i saj ka lidhje të afërta me Kryeministrin çka shkakton edhe konflikt në proces, pasi sipas tij në këtë mënyrë çështja do të paragjykohet. Por gjyqtarja nuk ka pranuar të japë dorëheqjen nga ky gjyq, pasi sipas saj, nuk ka motiv që gjyqi të konsiderohet i paragjykuar. Megjithatë, gjykata caktoi që trupa tjetër gjyqësore të vendosë për shqyrtimin e kësaj kërkese.
Ndërkohë, gjyqtarja tjetër, Evgjeni Sinoimeri, kërkoi të dorëhiqet, pasi sipas saj ka lidhje të afërta me avokatin e Kryeministrit. Kryeministri Berisha është paditur për shpifje edhe nga nëna e kryesocialistit Edi Rama, zonja Aneta Rama dhe kjo çështje ndodhet po në Gjykatën e Lartë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›