Greva e 15 grave, tregu te mos zhvendoset
Anetaret e spektrit te djathte ne keshillin e Bashkise se Fierit, po perpiqen te gjejne nje zgjidhje ne favor te 15 grave tregtare qe prej me shume se nje jave jane futur ne nje greve urie. Ne nje takim te zhvilluar ne oret e vona te dites se djeshme, kryetari i grupit te keshilltareve te PD-se, Ferdinant Murati, njekohesisht dhe kryetar i deges se PD-se ne Fier, kerkoi nje zgjidhje emergjente, per t'i paraprire situates qe, sipas tij, po dramatizohet cdo moment. Ai kerkoi si zgjidhje vazhdimin e punes ne tregun aktual te Gjanices, me nje spostim gjeografik te vogel, duke iu bashkuar pjeses tjeter te tregtareve qe per momentin jane lejuar te ushtrojne aktivitetin. Ne kete takim ishin te pranishme dhe tre perfaqesuese te greves, njera prej te cilave pesoi gjendje te fiketi dhe u dergua ne spitalin e Fierit. Pas ndihmes mjekesore, ajo u rikthye ne mjediset ku po zhvillohet greva.