E Shtunë, 31 Tetor 2026

Verilindja zbardhet serish nga debora

Verilindja e vendit eshte perfshire serish dje nga reshje debore, trashesia e se ciles, ne lartesine mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, ka arritur ne rreth 10 centimetra. Megjithate, burime nga Drejtoria Rajonale e Rrugeve ne Kukes bene me dije se reshjet e debores nuk kane krijuar probleme per qarkullimin e automjeteve. Sipas drejtorit Rushit Gashi, te gjitha akset rrugore jane te kalueshme nga automjetet, ndonese ne disa segmente eshte i domosdoshem perdorimi i zinxhireve. Ai ka deklaruar se situata eshte nen kontroll, ndersa ne gatishmeri jane 8 borepastruese, 5 prej te cilave ne rrethin e Kukesit dhe 3 ne rrethin e Tropojes. Nga ana tjeter, drejtori e konsideroi te mjaftueshme rezerven ne kripe e skorie, gje qe mundeson mbajtjen hapur te akseve kryesore rrugore, vecanerisht ato qe lidhin Shqiperine me Kosoven.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›