E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e Nikolic kreu PP ne spital

Kryetari i Partisë Progresiste në Serbi, Tomisllav Nikoliç, i cili është në grevë urie, mbrëmë vonë është dërguar në spital, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Mjeku Momçillo Babiq, u tha gazetarëve se Tomisllav Nikoliq, refuzon të marrë terapi dhe infuzion, por së shpejti ai, megjithatë, do të duhej të merrte “ndonjë lloj të terapie”.

Tomisllav Nikoliq që refuzon dhe ujin e filloi të shtunën grevën e urisë duke kërkuar zgjedhje të parakohshme në Serbi. Mbrëmë atë e vizitoi edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, por nuk është arritur asnjë marrëveshje.

"Lutja ime për të ishte që të ndalë grevën e urisë, pasi dhe ai është individ i thjeshtë, por person që përfaqëson interesa publike dhe është e rëndësishme mënyra se si ne veprojmë sepse mbi të gjitha pikërisht ne nuk duhet të krijojmë precedentë të rrezikshëm që çojnë vendin drejt  situatave pa zgjidhje" tha Tadiç.

Tadiç i kishte kërkuar  ikoliqi të ndërpresë grevën duke lënë të hapur mbajtjen e zgjedhjeve vetëm pasi Serbia të fitoj statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›