E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi në Qipro, në një takim ndërkombëtarë

Presidenti Topi, i shoqëruar nga bashkëshortia e tij ndodhet në një takim ndërkombëtarë me temë “Qytetërimi i Paqes: Besime dhe kulturë në Dialog” që po zhvillohet në Qipro. 

QIPRO- Presidenti i Republikës Bamir Topi, po merr pjesë në takimin Ndërkombëtar me temë “Qytetërimi i Paqes: Besime dhe kulturë në Dialog” që po zhvillohet në Qipro. Në fjalën e tij presidenti Topi tha se “Popujt si arkitektë të qytetërimeve, po pësojnë sot efektet e globalizimit dhe të integrimit, por jo shkrirjen apo zhdukjen e tyre”. Globalizimi ka sjellë kudo mënyra të shpejta dhe teknologji bashkëkohore të komunikimit, të shkëmbimit dhe ndërnjohjes së zhvillimit, të kulturës, të artit, të vlerave të kombeve pavarësisht largësisë mes tyre. Presidenti theksoi gjithashtu se Bota e sotme po ofron një mozaik shumëpolar dhe një realitet ku kufijtë midis qytetërimeve nuk janë më të prera dhe të përcaktuara si ato të shteteve, ato janë hapësira ku shkrihen natyrshëm historitë, besimet, kontributet, përpjekjet, kulturat për të formuar një qytetërim të vlerave të përgjithshme. Presidenti i Republikës, Bamir Topi shoqërohet gjate vizitës së tij në Qipro nga Zonja e Parë, Teuta Topi.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›