E Diel, 1 Nëntor 2026

Greva e doganierëve grekë nuk prek vendkalimin kufitar të Kakavijës

23/08/2011  Nis sot, do të vijojë për 2 ditë

KAKAVIJE - Drejtori Rajonal i Kufirit dhe Migracionit për Gjirokastrën, Eduard Caka, njoftoi dje se "greva 48-orëshe e paralajmëruar e doganierëve grekë (23-24 gusht) nuk do të prekë vendkalimin kufitar të Kakavijës". Sipas Cakës, greva e cila do të nisë nesër dhe do të vazhdojë për dy ditë, do të prekë vetëm disa sektorë të brendshëm, por jo pikat kufitare në jug të vendit.

Caka tha gjithashtu se autoritetet greke janë treguar të gatshme të bashkëpunojnë me palën shqiptare për të përballuar fluksin e lëvizjeve në të dyja anët e kufirit. Në prefekturën e qarkut të Gjirokastrës, në kufirin që lidh Shqipërinë me Greqinë, funksionojnë me kohë të plotë dy vendkalime kufitare, ajo e Kakavisë, e cila ndodhet rreth 25 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, në drejtim të jugut dhe "Tre Urat", rreth 22 kilometra larg qytetit të Përmetit. Ndërkohë që pika kufitare e Sopikut, në komunën e Pogonit, rreth 50 kilometra larg Gjirokastrës, funksionon vetëm për këmbësorët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›