Presidenti i ri Starova Te jete grua. Spahiu Duam mbretin

‘Ethet’ për zgjedhjen e Presidentit të Republikës në vitin 2012 kanë përfshirë edhe kryetarët e partive të vogla. Eksponentë të së djathtës, pjesë e formacionit qeveritar në rang zv/ministrash thonë për AS se debati për presidentin e ri dhe emrat e kandidatëve është i parakohshëm, por nga ana tjetër nuk ngurojnë të hedhin në terrenin politik emrat e parë për kreun e ri të shtetit.
Arjan Starova, kreu i Partisë Bashkimi Liberal Demokratë thotë se ky vend ka shumë kandidatura, ku mes meshkujve është koha kur Shqipëria të provojë në drejtimin e saj një president femër. Ndërsa Ekrem Spahia, drejtuesi i partisë lëvizja e legalitetit bën me dije se alternativa e tyre është që në krye të shtetit të jetë Leka i Parë.
“E rëndësishme është që ky vend ka kandidatura. Nuk ka vetëm një ose dy, por ka shumë kandidatura të cilat mundet që të përfaqësonin vërtet me dinjitet presidencën shqiptare në pesë vitet që vijnë. Gjithmonë do të jetë mundësia, shanset janë të barabarta si për femrat dhe për meshkujt”- tha Starova.
“Partia Lëvizja e Legalitetit është një parti me specifikë shumë të veçantë sepse ne jemi mbretërorë dhe ne kemi alternativën tonë. Demokraci do të thotë edhe alternativë dhe alternative jonë është që në krye të shtetit të jetë mbreti Leka I”- tha Spahia.
Dy partitë aleate të demokratëve sugjerojnë edhe skema të reja për kodin zgjedhor. Starova kërkon një korrigjim të formulës së llogaritjes së vendeve në parlament, ndërsa Spahiu sugjeron që numërimi i fletëve të votimit të bëhet me skanim në rast se nuk arrihet votimi elektronik deri në 2013-ën.
“Nëse është e pamundur për të filluar që nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare votimin me elektronikë, është domosdoshmëri që numërimi I fletëve të votimit të bëhet me skanim”- tha Spahia.
“Duhet të ketë një korrigjim të mënyrës së llogaritjes së vendeve në parlament duke marrë për bazë sidomos partitë e vogla, kuotat e votive që ata marrin në shkallë kombëtare. Pra, nga gjithë lista e deputetëve në parlament duhet të ketë kuota të caktuara, 20-30-40 të cilat të mund të llogariten në bazë të kuotave apo përqindjeve në rang kombëtar për partitë e vogla apo parti të tjera”- tha Starova.
Referuar ndryshimeve në Kushtetutë, krerët e dy partive të vogla theksojnë se dokumenti themeltar i shtetit nuk mund të ndryshohet për kapriço. Sipas tyre, ndryshimi i kushtetutës nuk mund të bëhet për të ricikluar kriza parlamentare në Shqipëri.
Erjon Ajazi