E Diel, 1 Nëntor 2026

Greva e ish të përndjekurve, Reeker: Të mos ndërmarrin hapa që do të çonin në dëmtime fizike të vetes së tyre ose të të tjerëve

19-10-2012 / Gazeta 55

Zyrtari amerikan: Statusi kandidat, Shqipëria në rrugën e integrimit në BE


Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Euroazinë Philip Reeker, bëri thirrje sot për uljen e tensioneve sa i takon grevës së disa ish të përndjekurve politik dhe gjetjen e rrugëve të kompromisit, për të zgjidhur me qetësi çështjen. Zoti Reeker, u bëri thirrje si autoriteteve, ashtu edhe grevistëve, të mos ndërmarrin hapa që do të çonin në dëmtime fizike të vetes së tyre ose të të tjerëve. Situata, tha zyrtari i lartë amerikan, duhet zgjidhur me dialog dhe me qetësi. Palët, shtoi ai, nuk duhet të ndërmarrin sulme personale dhe politike të cilat kanë treguar se përshkallëzojnë situatën dhe pengojnë mundësinë e dialogut.


Zoti Reeker i bëri këto komente gjatë një konference shtypi në Uashington mbi Ballkanin perëndimor. Shqipëria, tha ai, mori një vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian lidhur me çështjen e statusit të vendit kandidat, por ky është vetëm një hap drejt procesit të anëtarësimit në BE dhe vendi duhet të vazhdojë reformat.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›