E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna në Siri, Obama: Izolim për Asadin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka thënë se është tronditur nga përdorimi i dhunës nga forcat e qeverisë siriane ndaj popullit të saj në Hama.
Obama ka premtuar se do të punojë me të tjerët në drejtim të izolimit të presidentit Bashar al- Asad.
Tanket siriane me predha dhe mitralozë kanë sulmuar qytetin e Hamës duke vrarë të paktën 80 civilë.
 

"Raportet nga Hama janë të tmerrshme dhe demonstrojnë karakterin e vërtetë të regjimit sirian. Siria do të jetë një vend më i mirë, kur tranzicioni demokratik të ecë përpara. Në ditët e ardhshme, SHBA do të vazhdojë trysninë mbi regjimin sirian dhe do të punojë edhe me të tjerët për të izoluar qeverinë e Asadit dhe do t`i qëndrojë pranë popullit të Sirisë”, ka thënë presidenti Obama.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›