E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e palës greke, radhë kilometrike në Kapshticë e Kakavijë

KORCE- Rradhë kilometrike nga Devolli në Kapshticë, ku me qindra mjete po qëndrojnë në pritje të kalimit në doganën greke. Duket se emigrantët dhe të interesuarit për të kaluar kufirin kanë nxituar sot të përfundojnë procedurat në pikën e kalimit kufitar, pasi nesër kjo pikë ashtu si dhe ajo e Kakavijës mbyllen si shkak i grevës 3 ditore të doganierëve grek.Por puna e ngadaltë në sportelet greke po mban të bllokuar prej orësh qindra mjete, ku sipas korespondentëve tanë atje fluski i mjeteve fillon që në qytezën e Devollit e përfundon në pikën kufitare të Kapshticës, duke bërë që radha të arrijë në 5 kilometra. Pala greke punon vetëm me tre sportele ndërsa ajo shqiptare me pesë.Situata paraqitet problematike edhe në Kakavijë. Aktualisht dogana greke punon me dy sportele, ndërsa pala shqiptare me 6. Mësohet se automjetet dhe pasagjerët qendrojnë në radhë që prej 4 orësh.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›