Analiza tek krimet, Ina Rama: Zbatoni Ligjin antimafia
TIRANë- është zhvilluar sot analiza një vjetore e punës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku e pranishme ka qënë kryeprokurorja Ina Rama. Në analizen e zhvilluar pa prezencën e kamerave kryeprokurorja ka vënë theksin në drejtimin e hetimit pasuror në zbatim të ligjit të ri antimafia. Rama ka tërhequr vëmendjen gjithashtu, në rritjen e efikasitetit të metodave speciale të hetimit. Gjatë 2009 prokuroria e hetimeve të rënda ka hetuar 220 procedime nga të cilat të bartura nga viti i kaluar ishin 104. Nga këto kanë marrë zgjidhje përfundimtare 139 procedime, po aq sa edhe një vit më parë, ndërkohë që u mbartën për vitin 2010, 81 procedime. Ndër krimet e hetuara pjesën dërrmuese e përbëjnë krimet e trafikimit të lëndëve narkotike 45%, shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë 14%, trafikimi i qënieve njerëzore 11%), veprat e ndryshme penale të kryera nga organizata kriminale dhe grupe të strukturuara 9.5, vrasjet e kryera ndaj personave me cilësi të veçanta 7% dhe rrëmbimi i personit 5.5%. Gjatë vitit 2009 u vunë nën hetim 268 persona. Problem ngelen vonesat në ekzekutimin e letërporosive.(m.a/News24/BalkanWeb)