Greva e para e tetraplegjikëve sot në ditën e 6-të
TIRANE- Njezet e nje gra dhe burra para dhe tetraplegjikë vazhdojnë grevën e urisë që prej ditës së enjte për plotësimin e kërkesave të tyrë ekonomike.
Ata kërkojnë rritjen e përfitimit të karburantit në 80 litra në muaj, rritjen e pagesës së paaftësisë sipas pagës minimale 10200 lekë, rritjen e paketës higjieno-sanitare deri në 3000 lekë në muaj, përfshirjen në projektet e strehimit si dhe ngritjen e një kampi çlodhës buzë detit ku ata të shkojnë të pushojnë një herë në vit. Sot është dita e gjashtë e grevës së urisë dhe ata shprehen të vendosur të qëndrojnë në grevë derisa të plotësohen kërkesat.
Sot në ditën e gjashtë të grevë ssë urisë, gjëndja e tyre shëndetësore ka ardhur duke u rënduar, kjo edhe për shkak se ata kanë ndërprerë edhe përdorimin e ilaçeve, që u zbut dhimbjet nga paraliza. Më e rëndë situata paraqitet për gratë, për të cilat qëndrimi në grevën e urisë sa vjen e vështirësohet edhe më.
Deri më tani dy persona kanë lënë ambientet e grevës së urisë dhe kanë përfunduar në spital për shkak të rëndimit të gjendjes. Ali Paci doli nga greva ditën e dytë, ndërsa Gëzim Ivizira nga Durrësi përfundoi në QSUT ditën e katërt.
Ndërkohë që vizita e djeshme e zv ministres së Punëve Sociale, Filloreta Kodra në ambientet ku po zhvillohet greva e para dhe tretraplegjikëve është shoqëruar me debate të forta.
Ali Plaka, nënkryetar i shoqatës, i ka kërkuar llogari titullares së këtij institucioni për premtimet e pambajtura ndaj kësaj kategorie dhe mospërfilljen ndaj tyre. Zëvend¬ësministrja Kodra është mbrojtur duke thënë se ata kanë ndërmarrë vazhdimisht politika lehtësuese karshi tyre, ndaj u ka kërkuar që të ndërpresin edhe grevën, ndërsa para dhe tetraplegjikët janë shprehur se do të dalin që andej vetëm pasi t'u jenë plotësuar kërkesat më jetike që ata kanë.
(s.g/BalkanWeb)