Sanchez ëndërron Barcelonën

Nga Express më 28 qershor 2011 në ora 15:25
Sulmuesi i Udineses, Alexis Sanchez ka pranuar se ëndërron të luajë në Barcelonë dhe të fitojë tituj.
22 vjeçari është një prej futbollistëve më të kërkuar gjatë kësaj vere dhe pranoi se Barcelona është destinacioni i tij i preferuar, pavarësisht interesimit edhe nga Manchester City.
“Ëndërroj të luaj për Barcelonën sepse atje do të kem rastin të fitoj shumë tituj. Objektivi im është të fitoj shumë tituj. Jam ende i ri, por kam ambicie të bëhem futbollisti më i mirë në botë. Më duhet të jem më efikas para portës, por do të përmirësohem”, tha Sanchez për mediet kiliane.