Tottenham, pas Tascit

Nga Express më 28 qershor 2011 në ora 15:27
Tottenham synon të transferojë qendërmbrojtësin e Stuttgartit, Serdar Tasci, ka njoftuar menaxheri i tij, Maurizio Gaudino.
Harry Redknapp besohet se dëshiron të përforcojë repartin defansiv pas problemeve të vazhdueshme me lëndime të dyshes Jonathan Woodgate dhe Ledley Kind, andaj thuhet se është duke monitoruar Tascin.
“Tottenham dhe dy klube tjera angleze janë të interesuara për Serdarin. Por, ende nuk janë zhvilluar diskutime dhe klubet e interesuara duhet të negociojnë me Stuttgartin dhe me mua”, tha Guadino për The Sun. Tasci besohet se vlen 12 milionë funte.