Greva e socialistëve, dërgohet me urgjencë në spital një 50-vjecar
Në ditën e pestë të grevës së urisë së deputetëve socialistë dhe mbështetësve të tyre, 2 prej tyre shfaqin komplikacione të rënda. 50 vjeçari nga Elbasani, Ramazan Ceka, me profesion veteriner është dërguar me urgjencë në QSUT. Mjeku Sabit Brokaj njoftoi se 50 vjecari Ceka, i cili vuan nga diabeti, pati një rënie të sheqerit në gjak, dobësi dhe djersë. Brokaj këshilloi daljen nga greva të mjekut Ceka dhe gjithë grevistëve të tjerë që vuajnë nga sëmundja e diabetit.
Ai njoftoi gjithashtu se në rradhët e grevistëve ka dhe raste te tjera që po shfaqin shqetësime si pasojë e kohëzgjatjes së grevë dhe mungesës totale të ushqimit. Pranë grevistëve ndodhet kryetari socialist Rama, kryetari i grupit parlamentar Ruci e deputeti Majko.
< I mëparshmi