Greva mbaroi. Po më tej?
Ardian Turku
Greva mbaroi. Padyshim lajm i mirë. Që më tepër se sa shërben për të vrapuar për të treguar humbësin dhe fituesin, duhet të shërbejë për të nxjerrë mësime. Mësime nga ato që jo thjeshtë do të na ndihmojnë për të kapërcyer ngërçin drejt të ardhmes së dëshiruar, por do të na ndihmojnë të kuptojmë se si nuk duhet të veprojmë në të ardhmen.
E gjithë vëmendja ishte përqendruar te greva e urisë. Për hir të së vërtetës, duhet pohuar se është parë në mënyra të ndryshme nga grupe e individë të ndryshëm. Ne të djathtët, por jo vetëm ne, përtej respektit në dimensionin human, e kemi konsideruar si radikalizim të mëtejshëm të qëndrimit jo institucional të PS dhe sidomos liderit të saj, si një mjet që kërkon në rrugë jo institucionale të marrë pushtetin, si një shfaqje tragjikomike për tërheqje vëmendjeje me çdo kusht, si një rrugë për justifikimin e humbjes së zgjedhjeve nga Rama, si hap për pengimin e proceseve integruese e për të fajësuar Qeverinë, etj. etj. Të majtët janë munduar ta paraqesin grevën si aktin më heroik e sublim, pjesëmarrësit në të, si heronj të kombit që po jepnin jetën për kauzën më të madhe, ngjarjet e përditshme si një nga pjesët më të lavdishme të historisë së kombit në shkrim e sipër, që do të sillnin përmbysjen e një regjimi etj. etj. Të gjithë e dimë se çdo gjë e ka një fund. Edhe greva, edhe hapja a moshapja e kutive. E para përfundoi, e dyta me siguri do ndodhë, me hapje, moshapje a hapje pjesore. Nëse shumica e njerëzve mendojnë e thonë se më në fund do biem rehat, unë sinqerisht dyshoj. Ndoshta mund të biem rehat vetëm për pak kohë. Pasi kanë ndodhur e janë thënë shumë gjëra nga koha e zgjedhjeve për të mbërritur në këtë ditë. Që jo gjithkush mund t’i gëlltisë. Janë krijuar shumë precedentë e modele. Që nesër gjithkush mund t’i përdorë për kundërpeshë. E të mos gjejmë prehje kurrë. Nisur nga këto do të na duhej të kthenim kokën pas dhe pavarësisht zgjidhjes që do të gjendet, të paguhen disa kosto politike.
Së pari
A pati vërtetë zgjedhje që deformuan rezultatin apo parregullsi që nuk ndryshuan rezultatin? E thënë ndryshe, vërtetë maxhoranca pati një plan të stërholluar manipulimi, që nuk e kuptuan as opozitarët e as të huajt? Dhe që vetëm liderët opozitarë e kuptuan pasi morën vesh humbjen? Them që është një pikë nevralgjike, që duhet thënë me kurajo dhe forcë. Pasi ka të bëjë me stabilitetin e qeverisjes. Jo thjeshtë të PD, por të vendit. Deri tani kemi dëgjuar vetëm engjëjt, të cilët si qenie që nuk njohin djallëzitë njerëzore, humbën zgjedhjet dhe hodhën gjithçka të zezë mbi maxhorancën. Personalisht më rezulton se gjërat që janë vlerësuar më pozitivisht nga raportet e ndërkombëtarëve (vlerësuesit e paanshëm), në totalitetin e procesit zgjedhor të realizuar, janë ato që i takonin Qeverisë (krijimi dhe dixhitalizimi i regjistrit të shtetasve, listat zgjedhore pa dublime, kartat e identitetit dhe siguria e sistemit të lëshimit të tyre, pasaportat biometrike, toleranca ndaj të majtës për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës, prodhimi dhe funksionimi i infrastrukturës zgjedhore si asnjëherë tjetër, organizimi i strukturave shtetërore në funksion të zgjedhjeve, sipas kërkesave të Kodit Zgjedhor, qëndrimi korrekt sidomos i strukturave të Policisë së Shtetit etj. etj.). Madje për listat zgjedhore dhe në procesin e lëshimit të kartave të identitetit, rol të rëndësishëm ka pasur Pushteti Lokal, ku në qendrat kryesore urbane drejtojnë më shumë të majtët. Sqarimi i asaj se çfarë ka ndodhur, në aspektet e mësipërme, do të hidhte dritë në meritat apo përgjegjësitë e Qeverisë, por edhe të Pushtetit Vendor.
Shumica e parregullsive, siç del nga raporti i OSBE – ODHIR-it, kanë të bëjnë me veprimtarinë e qendrave të votimit dhe sidomos atyre të numërimit. Por tashmë përgjegjësia është e subjekteve politike kryesore. Të cilët kanë pasur si detyrë ligjore përzgjedhjen e komisionerëve, dërgimin e tyre për trajnim dhe kujdesin për zbatimin e ligjit deri në përfundim të procesit. Për çdo gjë që ka ndodhur (votim familjar, votim pa karta identiteti a dokument tjetër ligjor, vlefshmëria apo jo e votave të caktuara, materiale zgjedhore të trajtuara jo në përputhje me ligjin etj), përgjegjësia është e PS dhe PD, më saktë e komisionerëve të tyre. Eshtë pak të thuash se nuk është korrekte nga ana e PS, që këto gjëra i quan manipulime të Qeverisë. Madje është jo thjeshtë dhe jo vetëm pabesi, është poshtërsi pasi automatikisht çnderon zgjedhjet më të mira e më korrekte që kemi mundur të bëjmë (që PS në maxhorancë, kurrë nuk mundi a nuk deshi t’i bëjë). Pikërisht këto zgjedhje që janë konsideruar të pamunipuluara nga faktori ndërkombëtar (pavarësisht parregullsive). Partia Socialiste duhet të marrë përsipër barrën e përgjegjësive për këto parregullsi dhe jo të përfitojë prej tyre. Votimi familjar tashmë i minimizuar, krahasuar me më parë, ka ndodhur si për votues të PS, ashtu edhe për ata të PD. Votimi pa dokument identifikimi ka ndodhur si për votues të PD, ashtu edhe për ato të PS, etj. E thënë ndryshe, janë parregullsi që nuk kanë të bëjnë me manipulim zgjedhjesh, as me penalizim të PS, siç ajo pretendon. Përkundrazi, kanë të bëjnë me përgjegjësi të PS e që djallëzisht, lidershipi i saj përpiqet t’i kthejë në favor apo në kapital politik. Mbetem i mendimit se duhet patjetër, pavarësisht zgjidhjes që shpresojmë të jepet këto ditë, të hiqet dorë nga paragjykimet dhe nga përdorimi i termit manipulim, si produkt i paskuintave të opozitës. Përkundrazi, marrja e përgjegjësive, sipas detyrimeve ligjore dhe politike, mbi bazën e drejtëinterpretimit të fakteve, do të krijonin klimën për hetim të paanshëm dhe nxjerrjen e konkluzioneve të besueshme e të pranueshme.
Së dyti
Përtej konsumimit të hapësirave ligjore të Kodit Zgjedhor, a i konsumoi opozita hapësirat dhe mundësitë institucionale për kërkesat e veta? Kur në korrik kishte hapësira ligjore edhe për në Gjykatën Kushtetuese, opozita merrej me luftën e brendshme të menaxhimit të humbjes. Kur bëhej betimi në parlament, PS ishte në vorbullën e përpilimit të planit të veprimit për shpalljen e zgjedhjeve si të manipuluara, mbi bazën e devizës së fundgushtit të Ramës – “më votoni edhe njëherë si kryetar partie, se do ju sjell në pushtet me rrugë ekstraparlamentare”. Në vend të shfrytëzimit të afatit për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, filloi rruga jashtë sistemit, jashtë parashikimeve të Kodit Zgjedhor, jashtë Parlamentit, jashtë gjykimit të gjykatave. Plot gjashtë muaj. Dhe papritmas, hyrja në Parlament nga frika e humbjes së mandatit propagandohet si lëshim madhor i opozitës. Dhe fillojnë pikërisht ato kërkesa që normalisht duhej të kishin filluar, aty në Parlament, gjashtë muaj më parë. Për vendin ishte humbje kohe, por jo për opozitën. Sepse i duhej të ngrinte kauzën. Pothuaj nga hiçi. Të bindte të vetët, pa le më ndërkombëtarët. Të demonizonte maxhorancën dhe Kryeministrin. Pra të prodhonte politikë, me të gjitha llojet e akuzave si manipulim i zgjedhjeve, mungesë e lirisë, mungesë e lirisë së mediave, zaptim i Prokurorisë dhe Gjyqësorit, shkelje e Kushtetutës, krizë ekonomike, varfërim i tejskajshëm, shifra të manipuluara, përmbytje e qëllimshme, oborri kryeministror, korrupsioni, trafiqet etj. etj. Njëlloj sikur të ishim në një fushatë zgjedhore e jo se e kishim lënë pas. Me futjen në Kuvend, deputetët e majtë nuk patën asnjë diskutim konkret mbi iniciativat ligjore që vetë PS paraqiti. Të gjitha diskutimet, në ato njëzet orë të seancave të tejzgjatura të pranisë së parë të opozitës në Parlament, ishin prodhim politik. Si në një fushatë zgjedhore. Dhe u larguan, me të vetmin frut, termin e ri “raport i kushtëzuar me Parlamentin”. Pra me vetveten, sepse ato vetë por edhe ne, sëbashku, jemi Parlamenti. Diskutimi që do të bëhet tani në këto dy javë, pikërisht ky duhej të bëhej në Parlament. Madje që në shtator, por jo, atëherë ato nuk u futën dhe nuk u betuan. Edhe pas futjes së parë (pas gjashtë muajsh), prodhuan politikë dhe përsëri u larguan. Si gjithnjë, jashtë sistemit. Edhe tavolina e Presidentit qe e pafat. Jo për faj të tij. Jo të gjithë e dinë sjelljen e Ramës atje. Kuptohet lehtë nga shprehja e përdorur prej tij, “mysafiri nga Turqia”, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Në vazhdim, protesta pa fund. E së fundmi, greva e urisë. Konsum pa fund energjish. Për hiçgjë. Për t’u ulur përsëri në tavolinë, përsëri për të diskutuar për transparencën, brenda kuadrit kushtetues. Që po të donte PS, e ka pasur rrugën të hapur që në shtator. Pra plot dhjetë muaj për të mbërritur në një zgjidhje kushtetuese, por pasi kemi dëmtuar imazhin e vendit, por edhe integrimin e tij. E përsëri gjërat do të finalizohen në Parlament. Aty ku ishim, apo duhej të ishim në shtator.
Mendoj se një lidership që sjell kaq konsum energjish njerëzore dhe financiare, që i sjell kaq humbje kohe dhe kaq dëm forcës së tij politike, por edhe imazhit të vendit të tij, duhet të paguajë kosto politike. Sepse ka tërhequr njerëzit dhe vendin zvarrë për dhjetë muaj, për t’u kthyer në pikën fillestare ku duhej ta niste para dhjetë muajve. Dhe sigurisht, fitorja më e madhe dhe mësimi më i vyer për periudhën post - protesta e post - grevë, por edhe për të ardhmen, është që parlamentarizmi dhe demokracia shqiptare tashmë duhet të njohë vetëm rrugën ligjore - institucionale.
Greva mbaroi. Opozita u kthye në Parlament. Sinqerisht nuk dua të shpall fitues dhe të humbur. Vetëm vendi mund të ketë fituar. Po më tej? Mos qoftë e thënë që e kaluara e largët dhe e afërt të na pengojnë. Sepse shpesh nuk i kemi parë dhe nuk i shohim seriozisht e institucionalisht, por vetëm emocionalisht. Le të shpresojmë që mësimi i cituar më lart, mbi binomin parlamentarizëm dhe rrugë ligjore – institucionale në një demokraci, të na ndriçojë arsyen.