E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nipi i Berishës, batutat e Lesit në mbledhjen e Qeverisë



Ardhja në jetë e djalit të vajzës së kryeministrit dhe pjesëmarrja për herë të parë në një mbledhje qeverie e Nikollë Lesit, si zv.ministër i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, nuk ka kaluar pa batuta dhe humor. Kreu i Lidhjes Demokristiane, i gjendur përballë kreut të Qeverisë, për shkak të pozicioneve në tryezën ku mblidhet Këshilli i Ministrave është përshëndetur fillimisht nga Berisha dhe më pas ka kërkuar të bëjë replikë me të. Por, me humor, kryeministri i ka kujtuar se në Qeveri nuk është njësoj si në Parlament. Megjithatë Lesi ka vazhduar fjalën e tij duke uruar kryeministrin për lindjen e nipit dhe duke i kërkuar atij të qerasë ministrat në përfundim të mbledhjes së Qeverisë.
Berisha: Përshëndetje zoti Lesi, përshëndetje edhe ju të tjerëve!
Lesi: A lejohet replika këtu, apo shkarkohesh?
Berisha: Jo jo, këtu shkarkohesh...
Lesi: Unë doja të të uroja për nipin. Mund të na qerasësh në fund të mbledhjes. Edhe nëse nuk ke lekë, t’i japim ne dhe na i kthe më pas borxhin.
Berisha: (qesh)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›