Bota globale dhe qeliza artificiale
Edmond Arizaj
Këtë radhë, Mustafa Nano kishte reaguar. Në mënyrën e tij, vetëm për pjesën e tij, apo për qelizën që i takon në median shqiptare dhe nuk kishte shkuar më tutje Eshtë e vërtetë z.Nano; unë nuk të kisha cituar. Pra nuk kisha përdorur thonjëzat. Pra kisha thënë me fjalët e mia, fjalët e tua, që asnjëherë nuk dilnin nga konteksti i shkrimit tënd: “…Siç shihet, është fjala për një zbulim shkencor të jashtëzakonshëm. Dhe të vjen keq që masmedia shqiptare nuk u mor fare me këtë gjë. Mbrëmjen e asaj dite, kur bota mori vesh se ishte shpikur qeliza sintetike, gazetat e televizionet tona folën për orë të tëra, lidhur me menynë e një restoranti francez me emrin “Krokodil”. Kush po darkonte atje? Craig Venter me skuadrën e tij të Maryland-it? Jo, ishin do personazhe të Zululand-it tonë”. Këto janë fjalët e tua. “Krijimi i një qelize artificiale nga shkencëtarët në botë, i kishte bërë aq shumë përshtypje Mustafa Nanos…sa ai shprehte çudinë që gazetarët shqiptarë nuk ishin marrë gjerë e gjatë me këtë arritje shkencore…”. Këto janë fjalët e mia, cituar nga ju në shkrimin tënd të djeshëm. Besoj se, si ata që përdorin syzet e mia edhe ata që përdorin syzet tuaja, kuptojnë se unë as kam devijuar çka keni thënë, as kam mashtruar për çka keni thënë. Madje butësisht edhe ju kam korrigjuar, sepse qeliza artificiale është krijim dhe jo shpikje, siç e quajtët ju.
Megjithatë qëllimi i shkrimit tim, nuk ishte as qeliza dhe as citimi i frazave tuaja. Ju ishit thjesht ngacmimi për të dalë në një problem vërtetë therës të shoqërisë shqiptare, pjesë e së cilës besoj se jeni edhe ju, media. Me të cilën ju nuk ishit marrë fare, por ishit mjaftuar me sqarimin e vogël të pjesës së vogël që të takon. A, jo z.Nano! Emrin juve ua ka dhënë media e shkruar. Vërtetë keni dhënë, por edhe keni marrë shumë prej saj. Të bësh vetëm kritizerin ndaj saj është shumë e thjeshtë, madje edhe shumë komode. Të bësh vetëm analistin me lajmet e gazetarëve, është gjithashtu shumë e rehatshme. Por të përpiqesh realisht të ndryshosh sistemin mediatik, kjo është sfida. Dhe për këtë ju nuk folët. As unë, e besoj as kërrkush në Shqipëri nuk mund t’ju detyrojë ta bëni këtë. Por besoj se një minimum mbështetje duhet për kolegët e mi gazetarë. Duhet p.sh. t’i vlerësosh për qëndrimin e tyre nga mëngjesi deri në mëngjesin tjetër për shumë ditë me radhë pranë grevistëve të urisë, duhet t’i adhurosh për grevën një ditore të urisë në emër të lajmit, duhet t’i kuptosh jo pak herë për apatinë dhe depresionin e tyre, sepse nuk i kanë marrë rrogat, sepse rrezikojnë përditë të mbeten pa punë, sepse disave u intereson që ata të jenë punëtorë shtypi e jo gazetarë. E në këtë mori pengesash e mungesash, mund edhe të mos e vlerësojnë lajmin e qelizës artificiale, që gjithsesi mund të ketë fatin e klonimit të dikurshëm. Por që e vlerësuan një javë rresht e madje edhe prej një viti, eksperimentin e CERN. Nuk ka të bëjë as provinca e as provincializmi, as gazeta elitare e as gazeta politike e bulevardeske. Gazetarët janë pulsi i shoqërisë. Ndonjëherë është i shpejtë, ndonjëherë i ngadaltë e ndonjëherë i çrregullt. Ju besoj dhe shpresoj të jeni një organ i rëndësishëm i këtij organizmi mediatik. Nëse ju nuk funksiononi mirë, nëse organe të tjera nuk funksionojnë mirë, atëherë edhe organizmi vuan. Jo pak herë keni shkruar se media është e sëmurë dhe jo vetëm ju. Sigurisht është e sëmurë, sepse i gjithë sistemi është i sëmurë. Por ju nuk po ndikoni në shëndoshjen e saj. As ju, as të tjerë. Nuk e keni bërë punën tuaj me dy-tre shkrime, apo disa takime ku gjithsesi jeni të ftuar. Nuk e keni bërë punën tuaj me kërleshjen e frazave kundër këtij, apo atij. Nuk e bëni as sa për fiset zulu, që gjithsesi nuk rezultojnë të jetë të përfshirë në çështjet globale. Të tregosh problemin, nuk është se e ke zgjidhur atë. Kjo është punë e gazetarëve, e qelizave të medias. Ju nuk jeni qelizë, por organ i medias. Dhe u takon juve në radhë të parë të luftoni, që këto qeliza të jenë të shëndetshme. Nëse është e rëndë si ndërmarrje, më mirë mos u jep më leksion gazetarëve dhe drejtuesve të gazetave se kush është lajmi. Në Japoninë e pas bombës atomike, askush nuk u interesua për shpikjen e kompjuterit të parë të programueshëm…Qibarët e lajmit, hulumtonin revistat shkencore…