Greva, minatorët apel për ndihmë ambasadorit amerikan

Presidenti i Konfederatës së Minatorëve, Kol Nikolla, në një deklaratë për median i ka bërë thirrje kryediplomatit amerikan në Shqipëri, që si mik i shqiptarëve, të shkojë e të shikojë nga afër realitetin me të cilin ata përballen çdo ditë.
“I bëjmë thirrje publike ambasadorit Arvizu si mik i shqiptarëve që të shohë nga afër realitetin”, u shpreh Nikolla.
Ndërkohë, vazhdon të rëndohet gjithnjë e më tepër gjendja shëndetësore e 14 minatorëve të ngujuar në nivelin 14 të galerisë.
Mjekët e spitalit rajonal japin alarmin se duhet gjetur një zgjidhje për grevistët, pasi trupi i tyre tashmë ka humbur imunitet të plotë.
Dështimet e njëpasnjëshme të takimeve mes kompanisë koncesionare ACR dhe minatorëve kanë çuar në situatën aktuale.
/Start/E.B/
2011-08-14 16:47