Greva në Kamëz, hyn në ditën e pestë

Studentët e fakultetit të ekonomi-agrobiznesit janë futur në ditën e pestë të grevës së urisë. Situata në ambientet e universitetit të Kamzës ku janë ngujuar studentët, paraqitet mjaft e rënduar. Nga katër studentët të cilët kanë pasur probleme shëndetësore, tre janë rikthyer në grevë, ndërsa një studenteje nuk i është lejuar vazhdimi i grevës për arsye shëndetësore. Grevistët, nuk kanë marrë asnjë përgjigjje deri më tani dhe shprehen se nuk do të dalin nga greva e urisë pa marrë një përgjigje pozitive nga Ministria e Arsimit, për të vazhduar ciklin e dytë të studimeve.
Studentët grevistë të Universitetit Bujqësor kërkojnë që të hiqet kriteri i mesatares dhe të vazhdojnë ciklin e dytë të studimeve. Sipas studentëve, Universiteti i ka njoftuar për kriterin e mesatarës vitin e fundit të shkollës, gjë që sipas tyrë është e padrejtë. Ata theksojnë se në sistemin e Bolonjës llogariten kreditet dhe jo mesatarja.