Greva ne Spanje arrestime e te plagosur
Po ashtu ministria ka thënë se 58 persona janë arrestuar.
Greva zhvillohet në shenjë proteste kundër reformave të punës që qeveria e re shpreson se do të ndihmojë në uljen e papunësisë. Dy sindikatat më të mëdha të vendit kanë bërë thirrje për të demostruar kundër ligjit të ri, që lehtëson punën për kompanitë të pushojnë nga puna punonjës. Transporti rrugor, hekurudhor dhe ai ajror janë prekur nga greva. Greva është sfida e parë e qeverisë së re së Mariano Rahoi që kur ajo erdhi në pushtet.
Në Spanjë papunësia është në nivelin e 23%, që do të thotë se 5.3 milionë spanjollë janë të papunë.
Greva e fundit e përgjithshme në Spanjë ishte në shtator të 2010 dhe u zhvillua kundër qeverisë së atëhershme socialiste, e cila ishte dhe nismëtarja e masave shtrënguese.
Që prej ateherë kriza ekonomike në Spanjë është thelluar.