E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria aprovon planin e Anan

Ka mbyllur punimet Samiti i Ligës Arabe në Bagdad me thirrjen për dialog ndërmjet Qeverisë së Sirisë dhe aktivistëve të opozitës, proces që 'do t'i jepte fund konfliktit në vend. Megjithatë, udhëheqësit arabë nuk i bënë thirrje presidentit Bashar al-Assad, të jepte dorëheqjen.  Plani gjashtë pikësh i të dërguarit të Kombeve të Bashkuara dhe  Ligës Arabe, Kofie Anan bën thirrje për tërheqjen e armëve të rënda dhe trupave të armatosur. Lejimin e ndihmës humanitare, lirimin e të burgosurve lëvizjen e lirë dhe lejimin e gazetarëve të huaj. 

"Ne mund të themi se  kjo është shpresë, kur qeveria siriane ka pranuar gjashtë pikat  e planit. Ne duhet të shohim zbatimin dhe kjo duhet të jetë zbatimi i plotë dhe i sinqertë”, u shpreh sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil Elaraby në nje  konferencë për shtyp.

Assad u zotua se do të punojë për suksesin e planit, por kjo nuk do të ndodhë për sa kohë “të huajt” do të mbështesin opozitën në vend. SHBA nga ana e saj i ka përshkruar deklaratat e Assadit si dekurajuese. Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh marsin e vitit të kaluar. Kombet e Bashkuara thonë se mbi 9,000 persona, shumica nga ata civilë, kanë humbur jetën në një vit trazira.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›