E Shtunë, 31 Tetor 2026

Husein ka ndihmuar Milloshevicin

Ish-udhëheqësi i Irakut, Sadam Husein, ka ndihmuar financiarisht Sllobodan Millosheviqin gjatë gjykimit në Hagë. Lajmin e ka bërë me dije ish-avokatja e diktatorit irakian, Bushra Halil. 

 “I tërë procesi ka kërkuar shpenzime të mëdha. Shërbimet e avokaturës kanë kushtuar shumë dhe Husein, duke e ndjerë se çfarë do të ndodhte, ka vendosur të mbështesë presidentin e rrëzuar të Jugosllavisë”, ka thënë Halil për mediat e huaja. 

Sipas saj , “shkelja e sovranitetit” ka nisur në Jugosllavi. Të gjitha ngjarjet që kanë pasuar “si cunami” në të gjitha kontinentet e dëshmojnë një gjë të tillë, ka thënë ajo.

Sadam Husein është rrëzuar në prill të vitit 2003 dhe është ekzekutuar me varje. Bushra Halil e ka mbrojtur para gjykatës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›