E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja perfshihet nga protestat 58 te arrestuar dhe 9 te plagosur

Eshtë cilësuar si një luftë shifrash ajo e përcaktimit të pjesëmarrësve në grevën e përgjithshme që ka përfshirë Spanjën. Greva është organizuar kundër reformës së tregut të punës. Sipas sindikatave janë 85 për qind e punonjësve në vend që kanë marrë pjesë në grevë. Ndërsa ekzekutivi thotë që pjesëmarrja ën protestë ka qenë e ulët kjo duke u bazuar në funksionimin e zyrave publike, qendrave tregtare dhe sporteleve të bankës. Pra sipas qeverisë spanjolle pjesëmarrja në protestë është shumë më e ulët krahasuar me atë të zhvilluar në shtator të vitit 2010 kundër reformës së Zapateros. Ndërsa sindikatat vazhdojnë të kundërshtojnë shifrat e dhënë nga qeveria. Protesta rastis në të njëjtën kohë me 100 ditët e para të qeverisë së Mariano Rajoi, I cili do të prezantojë në ditët në vijim një paketë të re masazh për të arritur 5.3 për qind të deficitit. Ministria e brendshme spanjolle bën të ditur se janë 58 të arrestuarit, ndërsa të plagosurit janë nëntë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›