France policia arreston islamistet

Autoritetet franceze kanë arrestuar 20 militantë islamike në një operacion të fshehtë gjatë mëngjesit të së premtes . Arrestimet u përqendruan kryesisht në qytetin e Tuluzës, por dhe në qytete të tjera. Ndërkohë që një ditë më parë u realizua në Tuluzë funerali i Muhamed Merah, personi i cili vrau shtatë persona. Megjithatë, arrestimet janë zhvendosur edhe në qytete të tjera.
Ndërkohë, të enjten në mbrëmje u realizua në Tuluzë funerali i vrasësit, ngjarje që krijoi debat pasi trupi i tij u refuzua nga Algjeria, vendi i origjinës dhe fillimisht edhe nga qyteti i Tuluzës. Burime të policisë konfirmuan për mediat franceze se nuk përjashtojnë mundësinë që disa prej të arrestuarve të jenë bashkëpunëtorë të Merah, ndonëse theksuan se arrestimet nuk kanë lidhje me ngjarjet e mëparshme të marsit.
Midis të arrestuarve është edhe Abdelkader Merah, vëllai i atentatorit, i cili është ngarkuar me akuzën e pengimit të drejtësisë. Ndërkohë, në kërkim është shpallur edhe një person i tretë, i cili besohet se ndihmoi në grabitjen e një motori, të përdorur më pas në sulmet e algjerianit 23-vjeçar.