E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak samiti per Sirine me perfaqesues te Liges Arabe

Liderët arabë kanë nisur bisedimet mbi planin e paqes të propozuar nga Kombet e Bashkuara, në samitin e parë ndërkombëtar që mbahet në Irak pas dekadash të tëra. Plani I Kombeve të Bashkuara dhe I ligës arabe, parashikon një monitorim të situatës në Siri nga ana e OKB-së, tërheqjen e trupave ushtarake nga zonat e opozitës si dhe mundësimi I hyrjes së shërbimeve mjekësore në vend. Edhe pse Siria ka rënë dakord për këtrë iniciativë, dhunë në vend nuk ëshët ndalur. Ndërkohë që janë dëgjuar dhe tre shpërthime në kryeqytetin irakien, Bagdad, në kohën e fillimit të samitit. Dy nga shpërthimet ishin praën ambasadës iranaiane. Më pak se gjysma e 22 liderëve të Ligës Arabe kanë shkuar në samit, ndërkohë që të tjerët kanë preferuar ët dërgojnë përfaqësues. Masat e sigurisë janë aq të forta sa fillimisht as gazetarëve nuk i është lejuar të hyjnë në ndërtesën ku zhvillohet samiti. Ndërkohë Uashingtoni u ka kërkuar të gjitha vendve që të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Assad. Kombet e Bashkuara bëjnë të ditur se deri tani janë më shumë se 9 mijë viktimat e shkaktuara nga revolta një vjecare që ka përfshirë Sirinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›