Greva në Vaqarr, Arjan Selimi transferohet në Peqin
TIRANE – Akuzat për organizim greve urie, Arjan Selimi dhe Petrit Lleshi transferohen në burgun e Peqinit. Tri ditë më parë, dy të dënuarit që ndodheshin në burgun e Vaqarit janë dërguar për të vazhduar dënimin në qelitë e Peqinit, pasi autoritetet e burgut ku ndodheshin më parë i kanë akuzuar si nxitës të një greve urie, e cila zgjati vetëm një ditë në Vaqarr. Pas tentativës për grevë, autoritetet e burgut morën masa t’i shpërndanin të dënuarit që dyshoheshin si autorë, ndërsa nuk dihet nëse masat do vazhdojnë edhe ndaj të burgosurve të tjerë që refuzuan ushqimin e një dite në burgun e Vaqarrit. Ende nuk dihet se cili ka qenë reagimi i të dënuarve të transferuar dhe nëse e kanë pranuar apo jo faktin që kanë organizuar grevë urie. Është fakt që greva në qelitë e Vaqarrit u deklarua e përfunduar në momentin që të dënuarit pritej të firmosnin deklaratat zyrtare të nisjes së saj. fa.ma.