Qëlloi shokun në lokal, në gjyq për vrasje 49-vjeçari
TIRANE – Plagosi për vdekje mikun e tij të vjetër, dërgohet për gjykim me akuzën e vrasjes 49-vjeçari. Prokuroria e Tiranës dërgoi në gjykatë Halil Prengzin, të akuzuar për “vrasje me dashje”. I pandehuri Prengzi u arrestua në kushtet e flagrancës në maj të këtij vitit në një lokal pranë Institutit Bujqësor në Kamëz. Arrestimi i tij u krye pak minuta pasi kishte qëlluar me thikë drejt Naim Ramës. Sipas Prokurorisë, Prengzi dhe Rama njiheshin prej kohësh, ndërsa natën e ngjarjes ata kishin debatuar ashpër për motive banale mes tyre. Debati ka precipituar dhe Prengzi ka qëlluar me thikë Ramën. Ndërsa Prengzi u arrestua në flagrancë, Rama u dërgua në Spitalin Ushtarak. Rreth 10 ditë pas ngjarjes Rama ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa Prengzi u vu nën akuzën e “vrasjes me dashje”. a.b